“Boshti themelor i reformës ishte pavarësia e gjyqësorit, sot gjyqësori ëhstë i juaji, por pavarësia shkon krah për krah me përgjegjësinë. Pavarësia e drejtësisë është gur themeli i patjetërsueshëm nuk duhet kuptuar vetëm si ndarje formale nga pushteti politik, por duke garantuar drejtësi efektive nuk duhet të kthehet në vetëizolim institucional apo mungesë llogaridhënie.
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë rol thelbësor për të krijuar norma dhe garantim të sigurisë juridike.
Strukturat e sistemit mbeten thelbësore për vetëmenaxhimin transparencën dhe llogaridhënien. E mirëkuptoj kompleksitetin dhe sfidat por shqetësimet e qytetarëve që kërkojnë vendimmarrje të drejtë, mbetet detyrim kushtetues për garantimin e të drejtave.
Drejtësisë i duhen kushte optimale, është e vërtetë, por mungesa e tyre nuk duhet të na bëjnë të harrojmë se para së gjithash drejtësia është ideal. Prej vitesh është kërkuar më shumë pavarësi, siguri mbrojtje dhe respekt.
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, është një këmbanë alarmi për të gjithë ne, siguria e jetës nuk është privilegj. Po pavarësia sigura dhe respekti nuk janë respekti në vetvete. Cdo ditë duhet të flasim për qëllimin”, – shpreh Begaj.
