Pavel Durov thyen heshtjen: Arrestimi im është i gabuar, Telegrami jo “parajsë e anarkisë”

BOTA


Pavel Durov e quajti arrestimin e tij nga autoritetet franceze “një gabim”, në deklaratat e tij të para pas ndalimit të tij muajin e kaluar.

Themeluesi i aplikacionit të mesazheve Telegram, i cili është nën hetim në Francë, tha se autoritetet duhet t’i drejtoheshin kompanisë së tij me ankesa në vend që ta arrestonin.

Në një postim të gjatë në kanalin e tij në platformë herët të premten, miliarderi rus mohoi pretendimet se aplikacioni i tij është një “parajsë anarkie”.

“Përdorimi i ligjeve nga epoka e para-smartphone-it për të ngarkuar një CEO për krimet e kryera nga palët e treta në platformën që ai menaxhon është një qasje e gabuar”, tha ai.

Ai vetë pranoi se Telegrami nuk është perfekt, por hodhi poshtë pretendimet e disa mediave se ai është një “parajsë e anarkisë”.

“Ne fshijmë miliona postime dhe kanale të dëmshme çdo ditë,” vuri në dukje ai.

Durov u arrestua më 28 gusht në Francë. Pas katër ditësh në paraburgim, miliarderi u lirua nga autoritetet franceze nën një mbikëqyrje të rreptë gjyqësore, sipas së cilës ai duhet të paraqitet dy herë në javë në një komisariat dhe i ndalohet të largohet nga vendi.



Skip to toolbar