PD akuzoi për fletë votimi false, anëtari i KQZ shpjegon si erdhën nga Sllovenia

Më të fundit


Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi i është përgjigjur akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, i cili të shtunën, deklaroi se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, votimi në Bashkinë e Vaut të Dejës është bërë në fletë të falsifikuara, pasi fletët e votimit nuk u zëvendësuan.

Skënderi përgënjeshtron akuzat e numrit dy të PD-së duke konfirmuar se fletët e votimit u zëvendësuan nga materialet zgjedhore të prodhuara në Slloveni, ashtu sikurse qe njoftuar pak ditë pas ngjarjes që ndodhi në KZAZ e stacionuar në shkollën Shejnaze Juka pas sulmit nga ku militantë të PD me në krye figura politike të njohura i vunë flakën materialeve zgjedhore.


Skënderi bën publike edhe dokumentet që e vërtetojnë këtë fakt. Ai deklaron se fletët e votimit janë sjellë në Shqipëri në datë 29 qershor, pra një ditë para zgjedhjeve dhe shpërndarja e tyre ka përfunduar pas nisjes së procesit të votimit.

Madje, anëtari i KQZ ka publikuar edhe një pjesë të komunikimit me personat e autorizuar për sjelljen e fletëve të votimit për të zëvendësuar materialet zgjedhore të dëmtuara.

Në përgjigje të nje akuze publike të Z.Gazmend Bardhi.Më poshtë po ju paraqes disa dokumenta që vërtetojnë se fletët e…

Gepostet von Bledar Skenderi am Samstag, 13. Juli 2019



Skip to toolbar