Partia Demokratike denoncoi dje se kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi i vendosur në masën arrest shtëpiak, ka thyer këtë masë dhe ka shkuar në bashki për të ushtruar detyrën.
I kontaktuar nga Report Tv, avokati Artan Laze, që është përfaqësuesi ligjor i Byberit thekson se kryebashkiaku i Tropojës ka qenë i detyruar të paraqitet për të përmbushur detyrimin ligjor.
Sipas avokatit Artan Laze nuk ka thyerje masë për Rexhë Byberin pasi duke qene se vazhdon detyrën, dhe nuk është pezulluar nga ushtrimi i saj, ne funksion te zbatimit te detyrës ka qene i detyruar te paraqitet ne zyre për të përmbushur detyrimin e tij ligjor për kalimin e buxhetit të Bashkisë Tropojë.
Për këtë arsye Bashkia e Tropojës ka kërkuar leje ne organin procedues qe te lejohet kryetari i bashkisë të kryej procedurat ne 6 dhjetor për kalimin e projektbuxhetit.
Kjo leje është miratuar nga organi procedues dhe Byberi është paraqitur, pasi mosparaqitja e tij do të sillte pasojë bllokimin e fondeve dhe pagave për muajin dhjetor 2024 dhe buxhetin 2025.
Sot ka qene një seancë për marrjen e informacioneve 2 mujore por u shty për një date tjetër me qëllim njohjen e palëve me veprimet e prokurorisë për këtë periudhë.