PD e akuzoi se konsumon kokainë, Alla: Sulm politik

AKTUALITET


Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka rrëzuar akuzat e bëra nga ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji se ai konsumon kokainë. “Nuk jam unë personi që shikoni në video duke pirë kokainë”, është shprehur  Lefter Alla për News 24 duke i cilësuar akuzat e PD-së, sulme politike.

“Video është e montuar. Po më sulmojnë politikisht”, tha Lefter Alla. Më herët gjatë ditës ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, tha se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është filmuar ndërsa konsumon kokainë.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama është duke konsumuar kokainë. Kokaina heroina, kanabisi, vjedhja zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë që i ka klonuar te emërimet e tij politike, në pushtetin lokal dhe administratën publike në Shqipëri. Janë lidhjet me krimin motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e drejtësisë”, – u shpreh Salianji, akuzë kjo që është hedhur poshtë nga kryebashkiaku i Bulqizës.



Skip to toolbar