PD kallëzon Manastirliun për maskat, pesë akuzat e pretenduara ndaj ministres

AKTUALITET


PD ka kallëzuar Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për maskat që selia blu pretendon se kanë një pullë dhe kanë bllokuar datën e skadencës.

Sipas kallëzimit të bërë nga PD, përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, Manastirliu akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës.

Pretendimet e PD janë: “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Transportimi i mbetjeve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Pordhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”.

Në kallëzimin e bërë, PD kërkon nga ana e SPAK që të bëjë regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj personave të kallëzuar, të identifikuar ose jo dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara më sipër.

Ditën e djeshme, ka patur disa përplasje mes kryedemokratit Basha dhe kryeministrit Rama për maskat. Edi Rama tha se erdhën nga Amerika, kaluan nga Kanadaja dhe nuk përdoren për salla kirurgjikale, por janë më efikase se facoletat dhe garzat.



Skip to toolbar