PD dërgoi në Kuvend një amendament, me të cilin kërkon të amnistohet deputeti Ervin Salinji.
Ky dokument u dorëzua të martën nga Ferdinand Xhaferri, i cili kërkon që çdo person që është dënuar me 2 vjet burg nga shkalla e parë dhe nuk është dhëmë ende një vendim nga apeli, të falet.
Lidhur me këtë, i ftuar në “Real Story”, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka thënë se amnistitë nuk marrin në konsideratë emra të përveçëm, pavarësisht funksionit apo detyrës.
“Nga kjo amnisti nëse do të marrë votën e 84 deputetëve përfitojnë afërsisht 700 të dënuar që sot janë në institucionet tona dhe rreth 2 mijë e 72 të dënuar me shërbim prove. Amnistitë nuk marrin në konsideratë emra të përveçëm, pavarësisht se çfarë funksioni apo detyre mbajnë. Ne kemi një qendrim të qartë, i kemi përjashtuar nga amnistia të gjithë personat e dënuar apo që heton dhe gjykohen për krime kundër drejtësisë. Është qendrim ky dhe këtu nuk merren në konsideratë emra. Ne kemi thënë që kush është dënuar për një krim kundër drejtësisë, nuk përfiton nga amnistia. Këtë të drejtë nuk ua kemi dhënë as burrave, as grave, as të miturve, thjesht i kemi futur si kategori përfituese. Nuk dua të ndalojë në emra konkretë”, u shpreh ndër të tjera ministri Manja./abcnews.al