“PD me të njëjtat portrete”/ Klosi: PS fiton dhe punon për vendin, Berishën e lëmë në opozitë!

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u shpreh se raporti me integrimin e vendit në Bashkimin Europian është ajo që ka më shumë rëndësi.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Klosi  u shpreh kritik ndaj Partisë Demokratike duke thënë se edhe sot e kësaj dite vazhdon po me të njëjtat portrete, ndërsa shtoi se PS është kthyer në një mekanizëm që vetëm gjeneron.

“PD sot është me po të njëjtat portrete. Ndërsa, në PS është një mekanizëm i brendshëm i PS që rigjeneron. Të gjithë socialistët janë jashtëzakonisht krenar që japin këtë shërbim Shqipërisë. Ne arrijmë të fitojmë të bëjmë më të mirën për Shqipërinë dhe të lëmë Sali Berishën në opozitë. Po punojmë shumë dhe socialistët nga veriu në jug janë krenar që i ofrojnë Shqipërisë kaq shumë mundësi. Dhe kjo është forca e Edi Ramës dhe vizioni i tij për një Shqipëri europiane. Ne sot jemi fitues, por ne nisim punën edhe garën për zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.



Skip to toolbar