“PD mori më shumë vota kur Salianji ishte në burg!”, Salianji i përgjigjet Berishës

Më të fundit


Në studion e Real Story me Sokol Ballën, Ervin Salianji një përgjigje e kishte edhe për kreun e partisë së tij, Sali Berisha, sipas të cilit PD ka marrë më shumë vota kur Salianji ishtë në burg.

“Së pari, njëherë është e shtruar një rrugë të fitosh kur je në humbje. Pra, të rikthesh një bashki dhe pa diskutim që angazhimi aty i kryetarit të bashkisë, i ish-kryetarit të partisë dhe gjithë strukturës që u ngrit dhe u bë fituese pa diskutim, pastaj, që se kjo tregon edhe bën një element tjetër që është i domosodoshëm për t’u diskutuar. Si ka mundësi që duke nisur që nga Kavaja, Kruja, Tropoja, që u fitua, që ishte humbur që në 2023, Hasi, Kukësi dhe Mirdita apo zonat tjera u fituan. Pra, do të thotë që nëse gjenden përfaqësuesit e duhur…se këtë kam thënë që duket paradoks, po në fakt, Partia Demokratike duhet të bëjë analizën e fitores. Aty ku ka fituar 7 zona, ta marrim këtë model, si kemi fituar ne në këto zona. 

Fakti që takimet janë më të mëdha që kam zhvilluar unë në të njëjtat zona që ka zhvilluar edhe kryetari i partisë, do të thotë që njerëzit kanë një motivim më shumë për të ardhur këtu apo jo, minimalisht. PD jo vetëm që nuk po bën analizë, por po përpiqet që të bindë të gjithë shqiptarët që ne nuk fitojmë zgjedhjet, ose që Edi Rama na vjedh, por kjo nuk është analizë. Nuk ka qytetar shqiptar sot, demokrat që nuk e di që Edi Rama përdor instrumente të caktuar për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Si e zgjidhim ne?! Të jemi si Rama?!



Skip to toolbar