Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” lidhur me deklaratat e deputetit të PS-së, Alket Hyseni, i cili u shpreh sot në ‘Real Story’, se PD ndihmoi me votat për Kodin Zgjedhor.
Alibeaj shkruan se është për të ardhur keq se si PS është zhytyr në llum e ka prekur fundin.
‘Sajesat e Alket Hysenit, i akuzuar për vjedhjen e tokave në bregdet, nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën. Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor janë kundër interesit të qytetarëve.‘- shkruan Alibeaj.
Postimi i ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj:
Është për të ardhur keq sesi PS është zhytur në llum dhe ka prekur fundin. Sajesat e Alket Hysenit, i akuzuar për vjedhjen e tokave në bregdet, nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën. Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor janë kundër interesit të qytetarëve.
Ato kanë vetëm firmën e pazarit të qelbur të Edi Ramës dhe deputetëve të tij të blerë brenda dhe jashtë PS. Ky kokteil korrupsioni do të marrë fund më 25 prill!