PD ndalon deklaratat/ Të dielën, selia blu dhe kryetari, deklarime kontradiktore

AKTUALITET


Zakonisht mezi e pret takimin me gazetarët dhe zyra e tij e shtypit njofton disa herë. Por si rrallë herë, të hënën doktori nxori njoftimin se nuk i doli koha prej axhendës së ngjeshur. Axhenda e tij e vetme, ishte një takim në një fasoneri, ku u kujdes të premtonte se do kompensonte punëtoret, për uljen e vlerës së euros.

Uljen e euros para zgjedhjeve, Berisha zakonisht e lidh me blerjen e votës, qe sipas tij ndodh nga socialistët. Por kësaj radhe, në tregjet shqiptare është vënë re, vetëm ulja e vlerës së dollarit.

Nëse do vazhdohej logjika e demokratëve, monedha amerikane ka rënë për shkak të 6 milionë dollarëve që janë blerë për te paguar kontratën e lobimit në Washington. Sigurisht rënia e dollarit ka lidhje me cështje të tjera, si tarifat e Presidentit Trump. Por shmangia e Berishës, ndaj mediave, ka sigurisht lidhje me tarifën që partia e tij ka paguar për t’u afruar me avokatin e tij.

“Janë frikësuar se kemi pajtuar avokatin e Donald Trump”

Në fakt kjo deklaratë të dielën në Kuçovë, duket se ka shkaktuar rrëmujën. Më herët po të dielën, Partia Demokratike lëshoi një deklaratë ku mohonte se kishte qenë selia blu që kishte pajtuar avokatin e Trump. Dukshëm në kundërshtim me deklaratën e kryetarit Berisha.

Ndaj të hënën, si Berisha, si PD, sinkronizuan heshtjen.

“Pas konsultimeve me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë. Partia Demokratike e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë të bërë të shtunën. “

Çudia më e madhe thuhet zgjat vetëm tre ditë. Sali Berisha kthehet të mërkurën në Tiranë, nga një udhëtim në Spanjë. Por SPAK ndërkohë njoftoi thellim të hetimeve. Ku me siguri në dosje do të rezultojë edhe deklarate e tij entuziaste përballë militantëve të Kuçovës.

“E hëna duhet të ishte dita kur Sali Berisha duhet të sqaronte pozicionin lidhur me kontratën 6 milionë dollarë: tha të vërtetën PD apo si? Është kontratë e PD, apo e ish elektricistit nga Tropoja Nuredin Seci? Çfarë është ky fondacion Maga dhe a përfshin apo jo shërbimet e La Civitës? Ndoshta nën këshillën e këtij të fundit, Sali Berisha zgjodhi heshtjen. Tani mbetet që transparencën ta bëjë drejtësia.”



Skip to toolbar