PD nuk voton axhendën e integrimit/ Tabaku: E mbështesim, por largohemi nga komisioni

Më të fundit


PD nuk votoi draftin me të cilin Shqipëria do të ulet në tryezën e negociatave të integrimit në mbledhjen e dytë ndërqeveritare me Komisionin Europian më 15 tetor. Dy deputetët e PD Tabaku dhe Paloka në komisionin parlamentar  për çështjet europiane thanë se opozita mbështet integrimin në BE, por ata bojkotuan komisionin.

Në sqarimet që dhanë jashtë sallës së komisionit dy deputetët demokratë thanë se Shqipëria është e vonuar në rrugën e integrimit dhe ky proces duhet të ishte zhvilluar 10 vite më parë.

Deputetët  e PD fajësuan maxhorancën për problemet në kodin zgjedhor, ndonëse pak muaj më parë së bashku me PS ata firmosën reformën zgjedhore, të cilën e miratuan në dakordësi mes tyre.

Pas bojkotit nga demokratët deputetët e PS vijuan të vetëm punën në komisionin për çështjet europiane, duke miratuar dhe dokumentin negociues me të cilin pala shqiptare do të paraqitet në takimin e dytë ndërqeveritar me Komisionin Europian.



Skip to toolbar