PD pjesë e reformave/ Minxhozi: Berisha është kalçifikuar në parti, po i jep formë pushtetit të tij

Më të fundit


Analisti politik Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka analizuar balancat e brendshme në Partinë Demokratike dhe pozicionin e Sali Berishës përballë sfidantëve të tij.

Sipas Minxhozit, mbështetja reale elektorale që pretendohet nga Berisha dhe përkrahësit e tij mbetet dukshëm nën pragun e nevojshëm për marrjen e pushtetit, ndërsa thekson se Berisha, i kalçifikuar tashmë në krye të partisë, po merr vendime afatgjata që ndikojnë jo vetëm në rregullat e lojës politike, por edhe në vështirësimin e garës për kundërshtarët e brendshëm, përfshirë Ervin Salianjin.

“Nëse pyet sot, hidhtarët, përkrahësit e Berishës se si shpjegohet që doktori u rikthye dhe ju jeni sërish kaq të bindur që do të jeni sërish numri një i partisë, ata të japin vetëm një shifër që Berisha ka 500 mijë vota. Kjo është një përgjigje që aty për aty është sugjestionuese, por nëse futesh pak më thellë dalin pastaj firot e para dhe firot e dyta, firot e treta dhe të katërta, për të arritur tek ajo shifra magjike prej 750-800 mijë votash që duhen për të fituar pushtetin në Shqipëri, nga e cila shifra që ofron Berisha dhe mbështetësit e vet janë të paktën 300 mijë vota rregullisht pas. E thënë kjo, ky raport shifrash na nxjerr tek ajo qartësia që me të drejtë vë në dukje Bejko, që secili është i qartë Salianji si sfidant dhe Berisha si kryetar në detyrë i partisë realisht janë. Doktori e di që me 50 mandate minimumi, që ai do i marrë kurdoherë, edhe 40 po mori ndjehet mirë, ai thotë që ule sa të duash se unë disa dhjetëra do i kem të mitë. E kthejmë me 99 dhe pastaj del ndryshe, 40 del më e madhe se 50.Ideja është këtu, që Berisha është kalçifikuar kaq shumë në parti, saqë ai realisht në orët që ne flasim ai po merr disa vendime, që nuk janë për javën apo muajin e ardhshëm, por futet në disa komisione reformash që përcaktojnë se si do jetë politika shqiptare, jo pas 3 muajsh, por pas 3 vitesh, sepse reformat territoriale e bëjnë këtë. Reformat elektorale e bëjnë gjithashtu këtë. Ai po i jep formë ndër të tjera edhe pushtetit të vet, ndër të tjera 50 mandateve që ka dhe ua bën më të vështirë sfidantëve luftën, sepse ua përcakton rregullat e lojën në tavolinë pa qenë ata vetë. Salianji tani i mbush sallat dhe realisht ka 30%, por nëse ai nuk mendon një strategji, afatshkurtër mundësisht, që të rrisë mbështetjen dhe të jetë sa më prezent mediatikisht, unë mendoj se do të kalojë dhe ky tren i orëve të vona dhe unë mendoj se lufta e tij do të relativizohet, sepse do ketë marrë më shumë fortë sistemi dhe do jetë kalçifikuar partia”, tha Minxhozi.



Skip to toolbar