“PD, si formacion paramilitar”, Minxhozi: Problemet i ka zgjidhur me dhunë dhe imponim

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar ngjarjen e 8 Janarit, e cilësoi Partinë Demokratike si një formacion paramilitar. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News me gazetarin Sokol Balla, analisti theksoi se 8 Janari është puntata e fundit e serialit 30 vjeçar të kësaj force politike.

Minxhozi thotë se dhuna dhe përplasjet e 8 Janarit nuk janë “produkt” i asaj dite por kanë nisur që në vitet ’90 dhe më vonë. Sipas tij, Partia Demokratike nuk ka ditur asnjëherë që t’i zgjidhë problemet e brendshme në mënyrë të drejtë por ka përdorur gjithmonë gjuhën e imponimit të të fortit.


Në të gjithë këtë futen virtualisht në mjegullën e gazit lotsjellës për të gjetur se kush ishin të mirët dhe të këqijtë e asaj dite. Socialistët kanë pasur në 2004 një skizëm të madhe që u konsumua mes dy kryeministrash. Nuk shkoi tek hunjtë apo gazi lotsjellës. Domethënë që socialistët kanë shumë kusure por të dhunës fizike në seli nuk e kanë lënë si rekord ndërkohë që gjeneza e kësaj force tjetër politike është para politike që në verën e vitit ’92, sepse aty e shoh këtë lloj qasjeje të 8 janarit. Nuk është produkt i asaj dite, as ai që blindoi godinën dhe as ai që mori shkallët e zjarrfikëses. e kanë njohur njëri-tjetrin dhe e kanë ditur se ky është kodi që flitet në atë godinë. Problemi është që PD është një formacion para politik që në gjenezë që domethënë fraksionin e parë vetëm nuk e kanë rrahur.

PD ka qenë lule në krahasim me ato që kanë dëgjuar mocionistët e famshëm që morën nofkën karrige e thyer që më vonë PD dhe themeluesit e vet i theu brinjët dhe i la rrugëve dhe kjo është më e rëndë. Vetëm në vitet 90 të gjithë ata që kanë tentuar të sfidojnë sadopak pushtetin e zotërisë që me 8 janar morën turmën, ata kanë përfunduar shumë keq. PD është sjellë si formacion paramilitar në çdo moment që ka pasur debat të brendshëm, nuk ka ditur ta përjetojë debatin me dinjitet, nuk ka ditur të jetë sovrane në vendimet dhe gjithmonë ka pasur gjuhë imponimi. 8 janarin e shoh vetëm një puntatë të fundit të një seriali 30 vjeçar ku kjo parti, problemet i ka zgjidhur me hurin dhe me dhunën dhe imponimin e më të fortit. Për Bashën nuk kam asnjë respekt si politikan, as për Berishën.

Zotëria blindoi dyert se e dinte se do t’i vinte ky formacion kurse ata morën hunjtë sepse e panë se po mbyllte dyert dhe u kthyen në gjendjen e tyre natyrore. Që këta persona kanë dialoguar në këtë lloj forme, e shoh si vazhdimësi e hershme. Basha e Berisha e kanë pasur atë kod mes tyre. Kur u prish pakti mes tyre, hyri gjuha e vjetër e dhunës dhe e përballjes që e kemi parë në parti në vitet ’90, në vitet 2000 edhe më vonë.“, theksoi Minxhozi.




Skip to toolbar