“PD s’ka ekzistuar kurrë”, Demaliaj në “Real Story”: Jemi në vorbullën e post komunizmit, me antikomunizëm tip berishian

Më të fundit


Analisti Ilir Demaliaj, në një lidhje live për emisionin “Real Story”, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në takimin me emigrantët në New York, ku u shpreh se PD u “rrëmbye” nga komunistët. Demaliaj theksoi se PD tha nuk ka ekzistuar kurrë, por një “frymë” e studentëve që erdhi shumë vonë.

Sipas tij, vendi ynë është në “vorbullën e post komunizmit me antikomunizëm tip berishian”.

“Unë akoma nuk kuptoj se pse shqiptari nuk i thotë të zezës të zezë, dhe të bardhës të bardhë. Jam kundër asaj që tha Rama se Berisha rrëmbeu ëndrrën më të bukur PD. Jo, sepse tashmë e dimë që kjo parti nuk u krijua nga një lëvizje underground, nuk kishte oponencë publike. Ne të gjithë e dimë, dhe po ta studiojmë me fakte, e gjithë ajo pjesë që mori opozitën ishte emërim politik i Partisë së Punës duke parë mënyrën se si shkuan ngjarjet në Evropën Lindore. Kjo parti vodhi ëndrrën e vërtetë të pluralizmit politik dhe demokracisë. Po nga ana tjetër, a do të ishin të aftë nëse nuk do të ishin këto, për të ndërtuar një forcë politike demokratike?

Mendoj se këtu kemi të bëjmë me shoqërinë shqiptare që asnjëherë s’ka pasur frymë demokratike dhe demokraci dhe as ka pasur shtetin e së drejtës. Pa pranuar realitetin nuk bëjmë ndryshimin. Ne akoma vazhdojmë mbajmë heronjtë e demokracisë ata për të cilët janë vrarë për kontrabantë naftë dhe armëve në Kosovë. Është vetë Berisha që ka deklaruar te RD, që Azem Hajdari është spiun i sigurimit të Shtetit. Pra, ne vijmë te hipokrizia jonë si shoqëri se tjetri ka vdekur dhe gënjejnë. PD nuk ka pasur, ka pasur një frymë por erdhi pasi kishin ndodhur të gjithë ato ngjarje që u rebeluan të rinjtë që kishin kurajo, dëshire.

Berisha është komunist edhe sot. Si shoqëri, jemi larguar nga katuni por nuk kemi zbritur në qytet, flasim në mentalitet, se Gjergj Fishta të jepte ujë në bisht të lugës, ishte qytetar. Dhe e dyta, le të themi se e kemi rrëzuar komunizmin, por në fakt vorbullën e post komunizmit me antikomunizëm tip berishian.”, u shpreh Demaliaj./abcnews.al



Skip to toolbar