PD s’mban premtimin, mungon në Kuvend/ Zheji: Nuk donin të jepnin shtyrjen e fundit publikisht

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në ABC analisti Artur Zheji u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha, sot ndodhet në ditën e tij më të vështirë.

Sipas analistit Zheji, vota e sotme ishte një vulë e thatë, ndërsa shtoi se të gjithë janë lumtur që Berisha po shkonte në atë rrugë sepse janë edhe përfituesit më të mëdhenj te kesaj situate.


“Sot baba, lideri historik ai që qëndron pas kuintave, pasi Alibeaj është krijuar nga Berisha, Kanë dashur të mos japin atë shtyrjen e fundit publike. Berisha ka thënë gjithë kohës se janë bashkë dhe do të ishte një thikë pas shpine. Pra nuk kanë dashur të ndikojnë publikisht në ditën e tij më të zezë. Ata ishin të lumtur që baba i tyre po shkonte në atë rrugë sepse janë përfituesit më të mëdhenj, por ata duan ta fshehin këtë lumturi publikisht. Vota e sotme ishte një vulë e thatë, Alibeaj e dha në Komision, e vulosi dhe firmosi fatin e Berishës. Sa për Bashën them se nuk harxhon shumë energji për të bërë një veprim. Berisha apo Rama apo edhe Meta kanë harxhuar dyfish apo trefish për të bërë një punë, por sot bëhet politikë, pak energji dhe shumë veprim. Unë kam një vërejtje rishikuese për të gjitha veprimet e Bashës, por mund duk shumë teknik. Doktori dhe PD deklaroi që do ta votojmë heqjen e mandatit, por dhanë sinjalin që nuk do ta votonin. Mendoj që Berisha për të gjithë është edhe “baba” edhe pronar, një autoritet dhe ata janë rritur të nënshtruar, nuk di të ketë ndonjë rebelim dinjitoz ndaj doktorit, edhe nëse ka pasur janë spastruar”, tha ai.




Skip to toolbar