Kryedemokrati Lulzim Basha denoncon se në dy javë qeveria ka dhënë 52 milionë euro tendera dhe pagesa për miq dhe klientë, teksa sjell propozime për pagesën mujore për periudhën e izolimit në shtëpi të punonjësve.
“Pas pak nga selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh: Down pointing backhand index”, shkruan Basha.
Më konkretisht për të vetëpunësuarit në biznesin e vogël, qeveria t’ju paguajë 300 euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.
Kostoja e kësaj mase shkon nga 20-25 milionë Euro/muaj.
Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë
që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:
-Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.
-Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.
Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.
“Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri”, thotë Basha.