“PD u nda në disa pjesë, sot mbeti më e vogël”, Çupi: Në 2 vite ka vetëm surpriza nga kjo parti

Më të fundit


Analisti Frok Çupi këtë të shtunë i ftuar në studion e ABC News ka komentuar procesin zgjedhor dhe situatën në të cilën ndodhet partia Demokratike.

Çupi është shprehur se procesi i zgjedhjeve për kryetarin e ri në këtë pjesë të mbetur nga PD është një proces i mbështetur nga amerikanët dhe evropianët.Sipas tij në këtë moment Partia Demokratike është në stadin që ka qenë dikur partia Socialiste Jugosllave ku nga shumicë mbeti vetëm 10 deputetë në parlament.

Ku është vetëm një proces që po tenton të krijojë një gjë legale dhe një besim, janë shumë faktorë që po tentojnë ta bëjnë PD sidomos faktorët e jashtëm. Kur flas për faktorët e jashtëm janë faktorët amerikanë, të BE në këtë xhungël partish. ,mbi të gjitha PD ka krijuar një traditë, ka një anëtarësi ka një emër te njerëzit dhe unë këtë e shikoj si një proces ku janë angazhuar SHBA për të pasur një thelb të PD-së, pavarësisht nga defektet, mjafto të mos jetë e ngatërruar dhe të mos ketë të dhënat e Sali Berishës. E njëjta gjë ka ndodhur me partitë ku drejtuesit e tyre kanë falimentuar, ka ndodhur me partinë e Millosheviçit dhe me të gjithë partitë që janë drejtuar nga tiranët që kanë shkaktuar probleme për vendin dhe ndërkombëtarët. Jemi në momentin e partisë socialiste jugosllave ku nga shumicë dërrmuese mbeti vetëm me 10 deputetë. Edhe PD do të jetë një parti që do të përfaqësojë lëvizjet e post vitit ’90 dhe do të qëndrojë disa kohë në provë për të prodhuar demokraci”, është shprehur ai,

Ndër të tjera analisti ka theksuar se SHBA është e interesuar që të ketë një PD por që të jetë legjitime dhe larg një orientimi jo legjitim dhe larg Berishës.

Partia Demokratike ka ardhur në momentin e pjestimit dhe ky moment është një nga momentet e fundit të pjestimit të PD, ajo ishte e destinuar që të ndodhte një gjë e tillë sa të ngelte një gjë në fund. Të gjithë do të kritikojnë është ose jo legjitime, por një nga frazat që na vjen në mendje është postulate që u përcoll nga ambasadorja e SHBA , se kush do të mbesë me Berishën do të hajë bar legjitimitet do të thotë të jetë e regjistruar sipas ligjit dhe ti shërbejë vendit, port ë gjithë partitë e dëmshme dhe tiranitë janë të bazuara mbi parimet që thone se po na shkelen parimet e njëjta gjë ka ndodhur në këto vite në PD. 

PD ka shërbyer dhe ka kryer dëme të mëdha për vendin ky është një parim i shkelur dhe është shkelur një parim për orientimin e popullit shqiptar drejt perëndimit, edhe sot foltorja e Berishës që është dhe fajtori kryesor për devijancat në parti është ai që udhëheq një orientim anti amerikan dhe anti Perëndimor”, ka thënë Çupi.



Skip to toolbar