PDK garon e vetme në zgjedhje, Krasniqi prezanton listën e kandidatëve

KOSOVA


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi prezantoi listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Lideri i PDK deklaroi se lista nuk paraqet vetëm emra,  por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë.

“Mbi 50% e listës së kandidatëve tanë janë pjesë e garës për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë. Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj liste dhe për ata që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, qoftë edhe në mënyra të tjera të rëndësishme”, tha Krasniqi.



Skip to toolbar