PE, shuplakë Kosovës/ Raportuesi: Viti 2025 thelloi krizën politike

Më të fundit


2025 ka qenë një vit i humbur për Kosovën. Ky është konkluzioni i draft-raportit të raportuesit për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras.

“Edhe pse në vend u mbajtën tri palë zgjedhjet, dy parlamentare dhe një lokale, procesi normal politik u ndërpre thellësisht. Si rezultat, disa reforma politike dhe ekonomike e pësuan, dhe Plani i Rritjes nuk mund të zbatohej”.

Sfidë sipas raportuesit të BE për Kosovën mbetet reforma gjyqësore, liria e medias, efikasiteti i administratës publike dhe digjitalizimi i shërbimeve publike. Sa i përket dialogut me Serbinë është thënë se ai nuk ka dhënë rezultatet e pritura, dhe për këtë Brukseli bënë përgjegjës edhe Prishtinën.

“Në thelb, dialogu ishte pothuajse i pezulluar gjatë vitit. Kjo ndodhi edhe për shkak se Kosova nuk kishte një qeveri me mandat dhe autoritet, dhe negociatat në këtë formë nuk kanë perspektive”.

Për Terras, procesi integrues i Kosovës duhet parë me seriozitet nga politika në Kosovë, pasi sipas tij si Rusia ashtu edhe Kina kanë treguar se kanë interesa shumë të qarta në Ballkanin Perëndimor, por që integrimi të shkoj përpara përpjekja duhet të jetë e dyanëshme.

Draft-raporti ka thënë po ashtu se sanksionet e Bashkimit Evropian, në fuqi që prej 2023-ta kanë pasur ndikim shumë negativ në progresin e Kosovës drejt Evropës, sidomos për shtresën e mesme të shoqërisë, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.

Ky draft-raport do të shqyrtohet në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 16-17 mars, por mesazhet nga Brukseli për Prishtinën tashmë janë të qarta.



Skip to toolbar