Do të zhvillohen sot në orën 09:30 në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilaj, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.
Sipas aktakuzës, personat e sipërpërmendur dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarë dhe kanë dhënë udhëzime për ndikim në dëshmitë e tyre, me qëllim të pengimit të rrjedhës normale të procesit gjyqësor.
Të pesë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Pas përfundimit të deklaratave hyrëse, Prokuroria do të vazhdojë me paraqitjen e provave para trupit gjykues. Seancat e gjykimit janë planifikuar nga 2 deri më 6 mars
