Për herë të parë pas 20 vitesh, dy avionë amerikanë në bazën ajrore të Kuçovës

AKTUALITET


Forcat Speciale shqiptare kanë marrë pjesë në një operacion të përbashkët me forcat amerikane ku për herë të parë pas 20 vitesh janë ulur dy avionë ushtarakë në bazën ajrore të Kuçovës. Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar në facebook pamje nga operacioni i përbashkët ushtarak mes forcave shqiptare dhe atyre amerikane dhe shkruan se ushtarakët shqiptarë treguan se janë të aftë për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë. Ndërsa në bazën ushtarake të Kuçovës janë ulur dy avionë “MC-130J Commando II”.

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa”, shkruan Xhaçka.

Stërvitja Joint Combined Exchange Training

Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa. 🇦🇱💪🇺🇸

Gepostet von Olta Xhacka am Mittwoch, 13. November 2019


Skip to toolbar