FIFA ka vendosur të mbyll pjesërisht stadiumin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, që luhet më 11 tetor.
Në stadium ““Dubocica” në Leskovac do të jenë 6 500 spektatorë nga 8 100 që është kapaciteti.
Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi të marrë vendimin, pas incidenteve të shumta në ndeshjen e fundit të Serbisë kundër Anglisë.
Vendimi i Komitetit Disiplinor të FIFA-s renditi shkeljet e mëposhtme:
* pamundësia për të siguruar rendin dhe disiplinën brenda dhe përreth stadiumit,
* përdorimi i lazerëve dhe gjesteve, fjalëve dhe objekteve të papërshtatshme,
* ndërprerja gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare,
* sjellja diskriminuese e tifozëve individualë.
