Përdhunoi në mes të rrugës një grua! Si e fshehu polici ngjarjen e rëndë

AKTUALITET


Në muajin qershor të vitit të kaluar, 2019, shtetasja Valbona Jusufaj është përdhunuar në makinë rrugës për në shtëpi në fshatin Rrotull të Durrësit, nga shtetasi Sami Hoxha, por ngjarja e rëndë është fshehur nga specialisti i krimeve Ermand Petova i cili kishte njohje personale me autorin. Detajet e rënda të kësaj ngjarje kanë dalë në pah nga dosja e prokurorisë së Durrësit që ka siguruar gazetarja Klodiana Lala.

Oficeri Petova ka thënë se ka shkuar në banesën e Sami Hoxhës për kontroll, por nuk e ka gjetur aty, ndonëse nga hetimi ka rezultuar e kundërta, që ai në fakt kishte dijeni që ai ndodhej në banesë. Prokuroria e Durrësit ka verifikuar bisedat telefonike dhe ka zbuluar se Ermand Petova kishte njohje me autorin e krimit dhe ka qenë në dijeni se ai ndodhet në banesë dhe ka shkelur ligjin pasi nuk ka kryer detyrën për ta shoqëruar atë dhe për të kryer veprimet procedurale. Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se për çështjen kishte dijeni edhe punonjësi e policisë Petrit Neziri.

“Më datë 05.11.2019, nga ana e specialistit të krimeve N/komisar Ermand Petova janë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Sami Hoxha, i datëlindjes 25.09.1987, banues në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës, me arsim 8 klasë, i pa punë, sepse me datë 03.11.2019, ka bërë kallëzim shtetësia Valbona Asllan Jusufaj (Hoda), se në mesin e muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 05.11.2019 me kartelë ngjyrë “Rozë”, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Specialisti i krimeve Ermand Petova, ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese tek banesa e shtetasit Sami Hoxha në Rrotull dhe nuk e ka gjetur atë në banesë. Më datë 06.11.2019, ora 12:57, datë 06.11.2019, ora 5:04:24 PM, datë 08.11.2019, ora 10:01:54 nga bisedat telefonike me personit në kërkim, rezulton se ka njohje me të dhe është në dijeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksionale për ta shoqëruar dhe kryer veprimet procedurale. Më pas nën drejtimin e prokurorit u kërkua që të kryhen veprime procedurale për të provuar faktin, por për shkak të njohjes dhe marrëdhënies së OPGJ Ermand Petova dhe të dyshuarit Sami Hoxha, nuk pati rezultat për provuar veprën penale. Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se ka dijeni dhe punonjësi e policisë Petrit Neziri”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.



Skip to toolbar