Përfituan 6 mln euro me firma fantazmë, arrestohen 7 administratorë firmash

AKTUALITET


Policia e Durrësit ka vënë në pranga disa punonjës në një institucion të akuzuar për evasion fiskal.

Bëhet me dije se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të prokurorisë së qytetit bregdetar.


Ndërkohë paraprakisht dyshohet se aksioni për arrestimin e tyre ka nisur pas zbulimit të një skeme mashtrimi me TVSH.

Nderkohe qe jane zbardhur dhe detaje te tjera nga ky aksion. Keshu, shtatë persona u arrestuan ditën e sotme për evazion fiskal. Të arrestuarit janë administratorë dhe punonjës firmash.

Në total janë dhjetë personat që u vendosën në hetimin për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH-në me vlerë 6 milionë euro.

Prokuroria e Durrësit i nisi hetimet në vitin 2016, ndërsa në muajt e fundit ka konkluduar duke dërguar shtatë prej tyre pas hekurave.

Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që konsiston në krijimin e 5 subjekteve private thuajse fantazmë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.

Rreth 6 milionë euro janë detyrimet e papaguara që shmangeshin përmes faturave fiktive.

Gjykata ka dhënë ‘detyrim paraqitje’ për Helbert Alemi, Roberto Buongiorno, Besim Karreçi.

Ndërsa janë arrestuar nga policia Ben Caka, Ali Agolli, Regan Merdani, Enis Xhaferi, Roland Avdo.




Skip to toolbar