Një automjet është djegur mëngjesin e sotëm në Durrës, teksa dyshohet se ngjarja është për shkak të një defekti. Burime zyrtare bënë me dije se mëngjesin e sotëm, në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K. Fatmirësisht nuk ka persona të lëndruar, por vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes.