Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune një banesë në katin e tretë të një pallati 5- katësh në lagjen “ 15 Tetori” në Fier.
Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba duke alarmuar jo vetëm familjarët, por edhe banorët e zonës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.