Përfshihet nga flakët punishtja e përpunimit të plastikës në Elbasan

AKTUALITET


Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur në zonën industriale të Bradasheshit, pranë ish-Metalurgjikut në Elbasan. Mësohet se bëhet fjalë për një punishte të përpunimit të plastikës.

Flakët kanë përfshirë edhe një pjesë të kompanisë “Kurum”, ndërsa shtëllungat e tymit po përhapen në të gjithë qytetin.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Skip to toolbar