TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve të Kuvendit të Shqipërisë.
Kreu i grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se nuk ka një vendim mbi kërkesën e SPAK.
Ai theksoi se në Kuvend do të shkohet me dy raporte. Sipas Ballës, masa e pezullimit është e mjaftueshme për të vijuar hetimet.
“Dua t’ju njoftoj në përfundim të shqyrtimit nga Këshilli për Mandatet të kërkesës për autorizimin drejtuar Kuvendit se ka qenë një proces. Do ta quaja unë shumë i mirë.
Ku jo pa arsye, po me arsye të plota dhe qenësishme, Kuvendi i Shqipërisë nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Këshilli në rastin në fjalë ka marrë kohën e nevojshme, sa kohë që në këtë proces u përfshi edhe Gjykata Kushtetuese.
Madje, gjatë diskutimeve sot ka dalë në pah edhe fakti që vetë Gjykata e Apelit pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pati pezulluar shqyrtimin e pezullimit për shkak se po shprehej Gjykata Kushtetuese. Diskutimi i sotëm përgjatë shqyrtimit, pyetjet e të gjithë deputetëve, anëtarë të Këshillit ndaj të dyja palëve, përfaqësuara edhe ndaj Prokurorisë së Posaçme edhe ndaj avokatit të nderuar të përfshirë në këtë proces, zotit Kalia, mendoj që kanë bërë ose kanë hedhur dritë mbi shumë çështje që lidhen pikësëpari me elementin thelbësor të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, prezumimin e pafajësisë Sipas nenit 30 në Republikën e Shqipërisë askush nuk është i fajshëm.
Sa kohë që nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Mbi vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, edhe në rastet ku janë përfshirë qytetarë shqiptarë për numrin e lartë të qytetarëve që vuajnë paraburgim pa një vendim përfundimtar gjykate.
Megjithatë, në përfundim të këtij procesi, duke qenë se pala tjetër nuk kishte nevojë fare për shqyrtim sepse e kishin marrë vendimin përpara se të bëhej shqyrtimi, dhe duke e qartë, madje edhe në komunikimet me ju, SMS-ja e vendimit të pesë deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike ju erdhi përpara se të mbahej qëndrimi. Ndërkohë që në rastin tonë, në emër të pesë deputetëve prezentë të Partisë Socialiste, unë kam informuar këshillin e mandateve, se sa i përket propozimit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për dhënien e menjëhershme të autorizimit, ne nuk ishim dakord me atë mënyrë se si ka ardhur, si është propozuar.
Do të kemi një diskutim dhe, e para një informim nga ana ime dhe anëtarëve të tjerë të këshillit të mandatit në një nga mbledhjet më të para të grupit parlamentar, ndoshta e para mbledhje e grupit parlamentar, sepse siç e dini, nuk e jep autorizimin këshilli, kjo mbledhje që ishim këtu, autorizimin e jep seanca plenare.
Dhe pas atij komunikimi, grupi parlamentar i Partisë Socialiste shpeshherë i bën edhe mbledhje të hapura, por duhet të kuptojmë që ka disa elementë të cilat nuk mund të bëhen publike, ka edhe elementë të cilat mund të bëhen publike. Kështu që në përfundim të këtij procesi, sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5-çes tonë, sepse nuk pati dakordësi për të pasur një relator, do të kemi dy relatorë, zoti Manja do të hartojë raportin tonë dhe ndërkohë që nga ana e tyre dhe pesë deputetët do të sjellin raportet e tyre”, tha ai.
