Përfundon sot afati për aplikimet për kreun e Policisë së Shtetit/ Tetë kandidatë në garë

AKTUALITET


Mbyllet sot afati 7-ditor për aplikimet në garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Tetë janë kandidatët në garë deri më tani, për postin e kreut të Policisë së Shtetit:

1. Afrim Tafa
2. Elidon Çela
3. Gentian Shehaj
4. Idajet Faskaj
5. Lenc Panganika
6. Pëllumb Seferi
7. Skender Hitaj
8. Tonin Vocaj

Pas mbylljes së afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme do të publikojë në faqen zyrtare listën e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm prej tre anëtarësh do të kryejë vlerësimin paraprak për verifikimin e kushteve ligjore. Komisioni do të kryesohet nga një zëvendësministër i Brendshëm dhe do të ketë si anëtarë sekretarin e përgjithshëm të ministrisë dhe kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.



Skip to toolbar