Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje një i ri 19-vjeçar dhe janë plagosur dy persona të tjerë.
19-vjeçari me iniciale K. H., ka humbur jetën ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i një prej automjeteve me iniciale D.R dhe pasagjeri F. Xh. Ata janë dërguar në spital, ku kanë marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështira e tepërt në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut, duke bërë që një prej makinave të përfundojë në kanal.
Policia njofton se grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.