Përgjimet fundosin Presidentin e Federatës Sanuel Eto’o, duke trukuar futbollin kamerunas

Më të fundit


Samuel Eto’o duket se nuk gjen paqe. Ish-sulmuesi i Interit, president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, është në qendër të një polemike të re.

Pas prishjes së njëanshme të kontratës me Le Coq për t’u transferuar në One Sport pak para Kupës së Botës, akuzave të së bijës dhe çështjes Onana (i larguar nga grumbullimi i kombëtares në Katar), ish qendërsulmuesi akuzohet tashmë se ka krijuar lehtësira për promovimin e një klubi në kampionatin e Kamerunit.

Një faqe sportive (Camfoot) ka publikuar një përgjim midis Eto’o dhe Valentine Gëain, president i Victoria Limbé, ekipi i kategorisë së dytë, i promovuar në Elite 1.

“Më thatë se do të më shoqërosh në udhëtimin tim”, tha Gëain, i cili ankohet për një sërë gabimesh arbitrare të pësuar nga klubi i tij.

“Duhet të jeni të qetë – u përgjigj ish-sulmuesi i Interit – apeloni, ne do t’ju kthejmë tri pikët dhe do të pezullojmë arbitrin. Vetëm më jepni kohë të kthehem në Kamerun. Pastaj ejani në zyrën time”.about:blank

Presidenti i Victoria Limbé përgjigjet: “Problemi është Foukou, presidenti i komisionit të arbitrave.

Ai dërgoi djalin e themeluesit të Tonnerre për të drejtuar ndeshjen tonë kundër tyre. Por a mendoni se është e mundur?”.

Përgjigja e Eto’o-s ishte kategorike: “Jo, nuk është e mundur. Klubi ynë duhet të ngjitet në kategorinë e parë, ky është qëllimi ynë.

Por duhet të më japësh dorën, nuk mund të bësh shumë zhurmë, duhet të ruash qetësinë.

Nëse u bëra president i federatës, ua kam borxh ty dhe dy miqve tanë të tjerë”.



Skip to toolbar