“Ky është një proces që vendos anëtarësia mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë. Por ky nuk është një proces ku ka të përjashtuar”.
Kështu deklaroi lideri i opozitës Lulzim Basha sa i përket përjashtimit nga lista e kandidatëve të PD në Pogradec nga anëtarësia të ish-deputetit Klevis Balliu.
Basha tha se nuk mund të jenë 3600 deputetë sa janë propozuar por se ata që nuk votohen do jenë pjesë e burimeve njerëzore të PD-së për të drejtuar nesër qeverisjen e vendit.
“Është një proces që nuk ka të humbur. Padyshim nga 3600 propozime mund të themi që shumica dërrmuese e tyre posedojnë kualitetet e përfaqësimit politik por ju e dini fare mirë se nuk parlament në botë që të ketë 3600 deputetë. Vetë procesi është dizenjuar në mënyrë të tillë që një numër i madh i të propozuarve nuk janë të skualifikuar, nuk janë të humbur por përbëjnë pjesë të burimeve njerëzore të PD-së për të drejtuar nesër qeverisjen e vendit”, deklaroi Basha.