Përkeqësohet moti, Drejtoria Detare paralajmëron mjetet lundruese

AKTUALITET


Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se në dy ditët në vijim moti do të përkeqësohet duke sjellë erëra të forta dhe reshje shiu. Ajo i bën thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në det që të marrin masat për sigurimin e mjeteve të lundrimit dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit.

“Në datën 20-23 dhjetor 2019 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesnatën e ditës së diel era dhe deti të kenë të njëjtin intensitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

https://www.facebook.com/drejtoriadetare/posts/987642598261879?__xts__[0]=68.ARAWoq_dL7TX9qYRirDE5xSLXabareK8fwV2YVLb4T0FtX4ukoZk0uQ8e5VywrBDanwI7npsqG0xuEUO8aQyNIMKtV3V4CJ1H4uE-FTecCQE8PE3zYvIzmyQy-fbHfUs4MIJ6PkaV7nPE1CDTE1AnhTu5MJZ6WUxISINrPfggA-HNl2Jpg45fmK_TW5dEPQH3TyhaqWFmdHQRuD0_TScdzu70wpBxTjllLqd4-uBse8wXWFhupd9Qyv12pySV-5UVSMhRwUHlGb78rZiOMCFX8EgTrXJiObbxDrTRVDeNhs28YvAMkIWlhGLtmwKJG8SDQkj5xZ7a-cieXcgpRYDINI&__tn__=-R


Skip to toolbar