Përleshja e dhunshme në aeroportin e Perugias, shqiptarët shokojnë Italinë

AKTUALITET


Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në aeroportin e Perugias në Itali pasditen e të dielës, kur dy grupe shqiptarësh janë përleshur me njëri-tjetrin në sy të pasagjerëve të tjerë që prisnin radhën për check-in.

Përleshja ka ndodhur edhe në sy të rojeve të sigurisë që e kanë pasur të vështirë të rikthenin normalitetin për disa minuta.

Sipas mediave italiane, sherri nisi mes një grupi shqiptarësh që shoqëruan disa bashkatdhetarë të tyre të cilët do të niseshin drejt Tiranës. Ata janë zënë me një grup tjetër bashkatdhetarësh që ishin në radhë për check-in.

Nga sherri dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve kërkoi ndihmë mjekësore, ndërkohë u arrestuan edhe 8 persona, raportojnë mediat italiane.

Për arsye ende të paqarta, mes tyre nisi një debat i ashpër i cili degjeneroi më pas në një përleshje të dhunshme.

Nga pamjet e momenteve të dhunës shihet se shqiptarët vijojnë sherrin pavarësisht ndërhyrjes së policisë.

Ata madje kanë përdorur gjatë sherrit edhe ndarëset metalike që shërbejnë për të krijuar rreshtat për radhët e qytetarëve kur presin të dorëzojnë dokumentet para fluturimit.



Skip to toolbar