Përmbytjet në Durrës, Bylykbashi: Në 25 prill do t’i bëjnë ‘respektin’ e fundit Ramës

Më të fundit


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me përmbytjet e shkaktuara sot në Durrës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Teksa ka publikuar një video ku shihet situata në fjalë, demokrati theksoi se Durrësi nuk do ta harrojë ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon si dhe barbarinë që u bë me ‘veprat’ publike sipas tij nga PS-ja.

Sipas tij “më 25 prill durrsaket do t’i bëjnë “respektit” e fundit me vote kryehajdutit qe qeveris vendin dhe bandës së tij që grabit Durrësin”.

REAGIMI I BYLYKBASHIT
Ajo qe mbetet eshte lumi i baltes qe mbulon prej vitesh rruget e Durresit sa here bie shi. Durrsaket do t’i ‎kujtojne me neveri “punen” dhe “veprat” e Partise Socialiste ne 20 vite qeverisje te qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri me sot. Nuk kane si t’i harrojne vrragat qe barbaria e periudhes se Dakos la ne fytyren e qytetit. Por durrsaket nuk do ta harrojne qe Dakon dhe ata qe e pasojne si kukulla i ka vene me doren e tij pikerisht Edi Rama. Me 25 prill 2021 durrsaket do t’i bejne “rrespektet” e fundit me vote kryehajdutit qe qeveris vendin dhe bandes se tij qe grabit Durresin.



Skip to toolbar