Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i ftuar në” Real Story” në ABC News, foli për përpjekjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për përçarje.
Në lidhje me ketë çështje, Xhaferi tha së Kurti po bën edhe rolin e kryeministrit edhe të liderit partiak.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Ndërkohë, ndaj klasës politike shqiptare në RMV ka pasur gjithmonë përpjekje për të futur i referohem këtu, asaj që ndodhi me partinë e Abdurahman Halilit në fillim të vitit 2019. Le të themi se vijojnë edhe sot. Folët për një raport me shqiptarët e Kosovës dhe më distant me Tiranën. Nga Prishtina duket sikur po vijnë mesazhe të tjera, keni një vlerësim për këtë?
Xhaferi: Ne bëjmë analizat dhe vlerësimet dhe në raport me Shqipërinë mendoj se leksioni i viteve 1990 1992, 1993 është mësuar mirë dhe pasardhësit e asaj periudhe kanë përmirësuar raportet në kontekst të mos përzierjes në kuptimin çka do të prezantojnë atje, por tendenca ka qenë t’i përafrojmë gjithë subjektet. Për fat të keq në moment nga autoritetet në Kosovë, në veçanti kryeministri, po bën rolin edhe të kryeministrit edhe të liderit partiak. Kështu që në momente të caktuara nuk dihet prezanton institucionin kryeministër apo kryetarin e subjektit që i takon dhe nuk si e definon veç se përzierje në punë të brendshme të subjekteve politike.
Pyetje: A ju duket kjo normale…
Xhaferi: Nëse shkojmë ne relacion të veprimeve politike ai mund të llogaritet edhe normale të ketë tendencë për një bashkërenditje veprimi mirëpo në kontekst të raporteve dhe të bartjes së funksioneve shtetërore nuk duhet të jetë e lejueshme që një kryeministër…llogarit sot unë kryeministër të bëj tendenca për përzierjen në jetën politike qoftë këtu qoftë atje. Ndaj them duhet bërë dallimi çka nënkupton kryetari i subjektit politik dhe çfarë kryetari I qeverisë. Kryeministri ka përgjegjësitë institucionale për mbarëvajtjen e statusit të vet shtetit që përfaqëson dhe të qytetarëve që përfaqëson dhe nuk duhet të harxhojë energji për punët që janë të brendshme edhe të shqiptarëve në RMV për faktin që kanë lider, parti, që artikulojnë kërkesat brenda komunitetit. Nuk besoj se ka nevojë shqiptarët e RMV të jenë të menaxhuar nga jashtë për punët e tyre.