Katër makina janë përplasur në qytetin e Vlorës, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në spital. Aksidenti ka ndodhur mesditën e së enjtes tek rruga e Pyllit të Sodës në Vlorë.
Tre automjete kane qenë duke ecur në drejtime të ndryshme në momentin e përplasjes teksa një i katërt ka qenë i parkuar.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa dëmtime kanë marrë edhe dy vajza të cilat gjendeshin në automjetin tjetër.
Te tre personat janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.