KOSOVË- Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në autostradën Prishtinë-Pejë. Autoritetet policore thonë se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit).
Në aksident janë përfshirë dy vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thanë nga policia, raportojnë mediat vendase.