3 persona mbetën të plagosur, mes tyre një këmbësore, si pasojë e një aksidenti automobilistik në zonën e quajtur “Kryqëzimi i Tales” në Lezhë. Një kamionçinë dhe një makinë tip “Audi”, u përplasën kokë më kokë, ndërsa morën para edhe një këmbësore që po tentonte të kalonte rrugën.
Nga përplasja mbetën të plagosur shtetasit me inicialet D.Gj., 18 vjeçe, e cila po kalonte rrugën si dhe B.M. 30 vjeç dhe F.Z. 50 vjeç, të dy pasagjerë në makinën “Audi” të përfshirë në aksident. Në gjendje më të rëndë paraqitet 18-vjeçarja, e cila u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Dy drejtuesit e mjeteve M.Gj., 51 vjeç dhe L.Ç. 48 vjeç, fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime nga përplasja e mjeteve.
Aksidenti ndodhi në vendin që njihet edhe si “kryqëzimi i vdekjes” për shkak të numrit të lartë të aksidenteve që ndodhin në atë zonë. Shkaqet e aksidenti janë ende të paqarta.