Përplasen dy makina në Fier, plagoset rëndë polici

AKTUALITET


Një efektiv policie është plagosur si pasojë e një aksidenti që u regjistrua pasditen e së shtunën në vendin e quajtur “Dukas Bregas”.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip ‘Peugeot’ me drejtues 29-vjeçarin me inicialet M.H. banues në Patos u përplas me një “Chevrolet” me drejtues punonjësin e policisë A.M. 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësi i policisë P.Dh, 42 vjeç, i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Chevrolet” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal Fier.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.



Skip to toolbar