Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Dushk, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy shoferët.
Mësohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe manovra e gabuar e një prej drejtuesve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Fatmirësisht drejtuesit nuk kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka sjellë edhe bllokimin e qarkullimit rrugor për disa minuta.