Dy persona kanë humbur jetën nga një aksident i rëndë në Durrës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke u marrë jetën të dy shoferëve.
Policia deklaroi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 të së enjtes, në Hardhishtë të Shijakut, ku automjeti Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç. “Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, deklaroi policia.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur, pasi një nga dy mjetet ka qenë në krah të kundërt duke u përplasur në fundin e një rruge në malore ku nuk kishte fushëpamje.
