Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët

AKTUALITET


Shtetasi T.Sh dhe shtetasja Valentina K janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Prokuroria kërkoi vijimin e burgosjes për T.Sh, por gjykata caktoi një masë më të butë.

T.Sh tha në gjykatë se ndaloi, për t’i dhënë të miturit disa para. “Ndalova dhe i dhashë disa para. I ranë në tokë, por nuk e kam parë dhe kur u hap semafori thjesht kam ecur”, deklaroi ai.

Ndërsa, Valentina K. deklaroi se ndodhej pas fouristradës së T.Sh e se nuk kishte fushë pamje. Të dy deklaruan se ngjarja ishte krejtësisht aksidentale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 24 shkurt 2026, ku një fëmijë u përplas nga dy makinat. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”.

7-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Të dy shoferët u larguan nga vendngjarja, por se u kapën më vonë nga policia.



Skip to toolbar