Përplasen tre automjete në Vorë, humb jetën një person

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e diel në Vorë. Tre makina janë përplasur me njëra–tjetrën dhe për rrjedhojë drejtuesi i një prej automjeteve ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore që të çon drejt Doganës. Në të janë përfshirë tre makina, një nga të cilat drejtohej nga një femër. Si pasojë e aksidentit, kanë marrë plagë të tre drejtuesit e mjeteve. Ndërsa, një prej tyre ndërroi jetë. Viktima është identifikuar si D. K., rreth 30 vjeç, i cili drejtonte një makinë me targa italiane. Ndërsa shtetasi G. Z . drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.



Skip to toolbar