Një 39 vjeçar shqiptar humbi jetën pasi makina me të cilën po udhëtonte përfundoi në det. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurat anësore dhe më pas përfundoi në breg të detit.
Makina ishte shkatërruar tej masa, sa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikiëse për të prerë llamarinat dhe të nxirret trupi i pajetë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Korinthi të Greqisë, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.