Përplasja me armë në Shkodër për pazaret e drogës, shkon në katër numri i të arrestuarve

AKTUALITET


Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person, që dyshohet se ka lidhje me përplasjen me armë zjarri, dy net më parë. Në pranga ka rënë 27-vjeçari L. L., banues në lagjen Tepe, në Shkodër. Nga përplasja mes dy grupeve mbeti e plagosur një kalimtare 35-vjeçare.

Një ditë më parë, policia arrestoi tre autorët e ngjarjes, Arjan Rexha, 31 vjeç, nga Durrësi, Riad Xheladini, 22 vjeç, nga Maqedonia, dhe Ension Buraku, 28 vjeç, nga Durrës, të cilët qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit tip “BMW”, të drejtuar nga Mirsad Meta, i cili ishte dhe shënjestër i atentatit.

Ky i fundit iu është kundërpërgjigjur me plumba personave të arrestuar, por që fatmirësisht nuk pati viktima. Shkak i përplasjes me armë dyshohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës.



Skip to toolbar