Përplasje dhe tensione te bashkia/ Policia hedh ujë drejt protestuesve, një person humb ndjenjat

AKTUALITET


Tensione dhe përplasje në protestën e opozitës në Tiranë, e cila është përqendruar në disa pika të kryeqytetit.

Deputetë dhe militantë janë mbledhur edhe para bashkisë së Tiranës, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për t’i shpërndarë.

Gazetarja Xhoana Çollaku, e cila po ndjek nga afër protestën para bashkisë, raportoi se një person ka humbur ndjenjat.

Ndërkaq, policia ka përdorur edhe ujë për të bërë të mundur shpërndarjen e protestueve.

“Policia kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit pasi kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve”, raportoi gazetarja Xhoana Çollaku./abcnews.al



Skip to toolbar