Përplasje mes policisë dhe protestuesve/ Bllokohet rruga e Elbasanit, Mziu dhe Noka shtyjnë policët

AKTUALITET


Protesta e opozitës në Tiranë ka nisur me përplasje mes deputetëve demokratë dhe policisë.

Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë përplasur me policinë, e cila u përpoq të ndalonte bllokimin e rrugës së Elbasanit.

Deputetët dhe militantët janë shpërndarë në pika të ndryshme, duke ndjekur skenarin e protestës së fundit kombëtare, me bllokimin e rrethrrotullimeve të vendit dhe qarkullimit.

Protesta është përqendruar tek bashkia e Tiranës, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, rruga e Elbasanit, sheshi ëilson dhe Pallati me Shigjeta./abcnews.al



Skip to toolbar