Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

BOTA


Konflikti në Lindja e Mesme vijon të përshkallëzohet, ndërsa luftimet kanë hyrë në ditën e shtatë. Irani ka goditur vende të Gjirit, ndërsa Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore ndaj objektivave në Teheran dhe në Liban.

Në të njëjtën kohë, presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se një pushtim tokësor i Iranit do të ishte “humbje kohe”. Ai theksoi gjithashtu se SHBA-të do të kenë rol në vendimin se kush do ta udhëheqë Teheranin.

“Është humbje kohe”, tha Trump duke komentuar pretendimet e Iranit se SHBA-ja dhe Izraeli po planifikojnë një pushtim. “Ata kanë humbur gjithçka. Kanë humbur marinën e tyre. Kanë humbur gjithçka që mund të humbnin”, u shpreh ai.Ndërkohë, Irani njoftoi se ka lëshuar raketa dhe dronë drejt qyteteve izraelite si Tel Aviv dhe Haifa.

Sipas raportimeve, një sulm ajror iranian goditi një hotel dhe dy ndërtesa banimi në kryeqytetin e Bahrein, pa shkaktuar viktima.

Sulme të tjera janë raportuar edhe në Kuvajt, Dubai, Abu Dhabi dhe në Arabia Saudite, ndërsa SHBA-të kanë pezulluar përkohësisht funksionimin e ambasadës së tyre në Kuvajt.

Nga ana tjetër, Evropa mbetet në gjendje gatishmërie të shtuar pas kërcënimeve të Iranit se “do ta paguajë çmimin herët a vonë çdo vend që hesht përballë luftës”. Edhe NATO ka dhënë alarmin, ndërsa masa të shtuara sigurie janë raportuar edhe në Qipro.



Skip to toolbar